Politike

"Nuk ia vlen të komentoj Lulzim Bashën", Berisha: PD është e hapur! Kush parti e konsideron Ramën si problemin kryesor, gati të bashkëpunojmë

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD mbetet e hapur për të negociuar me çdo parti, çdo forcë politike e cila konsideron Edi Ramën si problemin më madhor dhe të keqen më të madhe të këtij vendi.

24 Shkurt 2025, 13:44 Nga N.F

 

"Nuk ia vlen të komentoj Lulzim Bashën", Berisha: PD
Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD mbetet e hapur për të negociuar me çdo parti, çdo forcë politike e cila konsideron Edi Ramën si problemin më madhor dhe të keqen më të madhe të këtij vendi.

Ai theksoi se dyert janë të hapura. Sipas tij nëse ata bëjnë teori për të dëmtuar opozitën atëherë ata janë duke bërë punën e Ramës. 

"Partia Demokratike mbetet e hapur, i ka deklaruar qëndrimet e veta. Tani çdo parti, çdo forcë politike e cila konsideron Edi Ramën si problemin më madhor dhe të keqen më të madhe të këtij vendi, nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër tij.


Tani se ku janë, nuk janë shprehur akoma, le të shprehen. Nëse e konsiderojnë Edi Ramën si të keqen më të madhe dhe janë të gatshëm të bashkohemi, janë dyer e hapura. Nëse pastaj bëjnë teoria që duan të dëmtojnë opozitën, atëherë bëjnë punën e Edi Ramës, të vazhdojnë, se këtu është një vend i lirë... Personalisht nuk kam pasur, por do të vendosen kontakte. Me të gjithë do të vendosim kontakte, me të gjithë, jemi shumë të vendosur", theksoi Berisha.

Sa i përket Lulzim Bashës, Berisha u shprej se nuk ia vlen ta komëntojë atë. Sipas tij të komentojë për Lulzim Bravën është si të komentojë për Taulant Ballën. Berisha tha se Basha identitetin e tij ia fali Ballës.

"Tani, të komentoj unë për Taulant Ballën? Të komentoj për Lulzim Bravën është si të komentoj për Taulant Ballën. Nuk ia vlen! Se ai identitetin e tij ia fali Taulant Ballës, Ata u bënë një. Ky është komenti im në këtë rast," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll