Politike

"Mafia e ka ligj këtë!" Berisha: Safet Bajri nuk u arrestua, u dorëzua me marrëveshje

Ai tha se nuk mund të përshëndesë këto marrëveshje.

24 Shkurt 2025, 13:18 Nga M.B
"Mafia e ka ligj këtë!" Berisha: Safet Bajri nuk u arrestua,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Safet Bajri nuk u arrestua, por u dorëzua me marrëveshje. Ai tha se nuk mund të përshëndesë këto marrëveshje. Sipas Berishës, mafia e ka ligj këtë proces, pra si në rastin e Bajrit i cili sipas kryedemokratit u dorëzua me marrëveshje.

"Safet Bajri u dorëzua, lëri ato punë ti. U dorëzua mor zotëri, këta janë të paskrupullt. Ai u dorëzua mirë e bukur, është një gjë krejt marrëveshje. Mos u ngut. Po ta kishin kapur, arrestuar, por ai u dorëzua. Ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Harrojeni. Mafia e ka ligj atë, ka marrëveshje. Nuk mund të përshëndes marrëveshje unë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll