Politike

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ regjistron 15 partitë e para politike, mes tyre PD dhe PS

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, ndërsa risi e këtyre votimeve do të jetë vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme që të vijnë fizikisht në Shipëri.

24 Shkurt 2025, 14:40 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ regjistron 15 partitë e para
ilirjan celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar 15 partitë e para politike për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. 

Mes partive politike të regjistruara në zgjedhjet e 11 Majit, janë Partia Demokratike me drejtues Sali Berishën, Partia e Lirisë me drejtues Ilir Metën dhe Partia Socialiste me drejtues Edi Ramën.

PARTITË E REGJISTRUARA:

Partia Shqipëria Bëhet me kryetar Adriatik Lapaj
Partia Nisma Thurje me kryetar Endrit Shabani
Partia Lëvizja Bashkë me kryetar Arlind Qorin
Partia Mundësia me kryetar Agron Shehajn
Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndoka
Partia Lëvizja Legalitetit me kryetar Shpëtim Axhami
Partia Kristiandemokrate e Shqipërisë me kryetar Dhimitër Muslia
Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzi
Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë me kryetar Zef Bushati
Partia Balli Kombëtar Demokrat me kryetar Artur Roshin
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar  Ylber Valteri
Partia Balli Kombëtar me kryetar Adriatik Alimadhi
Partia e Lirisë me kryetar Ilir Metaj
Partia Socialiste e Shqipërisë me kryetar Edi Ramën

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, ndërsa risi e këtyre votimeve do të jetë vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme që të vijnë fizikisht në Shipëri.

kqz pd ps zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll