Politike

"Përmasat e krimit të tij janë për në ishullin Riker!" Berisha: Rama duhet të përgatitet për të shkuar atje ku e ka vendin

Ai shtoi se Rama ka cenuar në mënyrë flagrante sigurinë e SHBA-së dhe këtu ai është fajtor para taksapaguesve të atij vendi, "para qytetarëve të atij vendi dhe ai vend, ka ndodhur që i kanë marrë me mijëra kilometra larg dhe i kanë ndryrë në ishullin Riker."

24 Shkurt 2025, 13:27 Nga M.B
"Përmasat e krimit të tij janë për në ishullin
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama duhet të përgatitet për të shkuar atje ku e ka vendin. Berisha tha se kreu i SPAK Altin Dumani e mbron Ramën, por problemi, sipas tij, është se vendi tjetër nuk e mbron. Ai shtoi se Rama ka cenuar në mënyrë flagrante sigurinë e SHBA-së dhe këtu ai është fajtor para taksapaguesve të atij vendi, "para qytetarëve të atij vendi dhe ai vend, ka ndodhur që i kanë marrë me mijëra kilometra larg dhe i kanë ndryrë në ishullin Riker."

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rama duhet të përgatitet për të shkuar atje ku e ka vendin... Dumani sigurisht e mbron, e mbron, por problemi është se vendi tjetër nuk e mbron, sepse ai ka cenuar në mënyrë flagrante sigurinë e SHBA-së dhe këtu ai është fajtor para taksapaguesve të atij vendi, para qytetarëve të atij vendi dhe ai vend, ka ndodhur që i kanë marrë me mijëra kilometra larg dhe i kanë ndryrë në ishullin Riker. Është një ishull në Nju Jork dhe një burg i famshëm shekullor, ku disa hyjnë dhe dalin, të tjerë hyjnë dhe nuk dalin.

Por përmasat e krimit të Edi Ramës janë për në ishullin Riker. Të themi atë që është. Fatmirësisht tashti në qytet ka një sherif të ri. Po është e vërteta, nuk po them. Nuk ka më ashtu. Do ta ekstradoja me të dy duart, por ai nuk pret gjer në atë kohë, se ai do të ekstradohet pa asnjë diskutim... Siç shikoj unë, me zor del nga dimri ky, mund të dalë, por zor shumë e ka.

sali berisha

Sondazh

Poll