Politike

Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi parqitet në SPAK

Momentalisht nuk dihet arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK, por më parë ai është kallëzuar nga KLSH për disa tendera në kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kavajës.

24 Shkurt 2025, 13:28 Nga M.B
Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi parqitet në SPAK
Elvis Roshi

TIRANA- Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Momentalisht nuk dihet arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK, por më parë ai është kallëzuar nga KLSH për disa tendera në kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kavajës.

GJKKO me një vendim të datës 28 mars 2024, urdhëroi që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme. GJKKO ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS. Një vit më parë Prokuroria e Durrësit kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalojë SPAK.

Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi parqitet në SPAK
Elvis Roshi sot në SPAK

elvis roshi

Sondazh

Poll