Sport

Tebas për Real Madridin: "Është një klub që qan gjithë ditën"…

“Ata krijonë polemika dhe shkruajnë një histori të rreme dhe vënë në pikëpyetje historinë e Real Madridit, e cila nuk është e manipuluar”

24 Shkurt 2025, 08:30 Nga DOSJA
Tebas për Real Madridin: "Është një klub që qan

SPANJE - Javier Tebas, presidenti i La Ligas, në një intervistë për The Objective, sulmoi sërish Real Madridin për çështjet e arbitrazhit, që kanë tronditur Spanjën javët e fundit.

"Ka pasur shumë polemika arbitrare në javët e fundit. Real Madridi krijon polemika dhe shkruan një histori të rreme dhe vë në pikëpyetje historinë e Real Madridit, e cila nuk është e manipuluar. Real Madridi është një klub që qan gjithë ditën, ata qajnë në fundjavë, do të qajnë për fundjavën në vijim dhe sipas tyre, të gjithë kanë ndërtuar një komplot kundër tyre”.

Ditët e fundit ka pasur shumë polemika. Në një letër drejtuar Komitetit Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit, ‘los blancos’ kishte kërkuar regjistrimet audio të gjyqtarit me VAR-in të dy veprimeve në veçanti: mosdhënies së kartonit të kuq për Carlos Romero (që shënoi golin e fitores) dhe golit të anuluar për Vinicius, si dhe kërkesën për një "reformë strukturore" të sistemit spanjol të akuzuar për "mashtrim" të "arbitrit".

Përgjigja e La Ligës ishte e shpejtë me vetë Tebasin: “Sigurisht që do të bëjmë një ankesë, siç bëmë edhe ndaj televizionit zyrtar të klubit. Jemi duke e analizuar çështjen në nivel ligjor, por padyshim që ky lloj lajmi nuk mund të pranohet sepse janë të rreme apo gjysmë të vërteta”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll