Sport

“E njoha ekipin tim”: Pep Guardiola optimist, pavarësisht humbjes ndaj Liverpoolit...

Në fund të një përplasjeje që dukej më shumë si një transferim pushteti, Liverpool mundi Manchester Cityn (2-0) këtë të dielë, por për trajnerin e Citizens, Pep Guardiola, thelbësorja është diku tjetër.

24 Shkurt 2025, 09:30 Nga DOSJA
“E njoha ekipin tim”: Pep Guardiola optimist, pavarësisht

ANGLI - Liverpooli arriti këtë të dielë një fitore shumë të rëndësishme dhe simbolike në fushën e Manchester Cityt (0-2). Një transferim pushteti?

Pa dyshim. Por për Pep Guardiolën, thelbësorja është diku tjetër. Trajneri i ‘Qytetarëve’ siguron se skuadra e tij është në rrugën e duhur, dhe javë pas jave po shfaq një fytyrë më të mirë.

Trajneri spanjol Pep Guardiola, u shpreh pas ndeshjes: “Do të doja që sezonin e ardhshëm të kthehemi në ballë. E di se çfarë bëmë me këtë ekip, nuk mjaftonte. Por unë e njoha skuadrën time në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Newcastle (4-0) dhe sot.

Dy ndeshje shumë të mira. Kundër Madridit (2-3 në ndeshjen e parë, 1-3 në ndeshjen e kthimit), nuk ishte mjaftueshëm mire, gjatë dy ndeshjeve për t'u kualifikuar.

Por në këtë ndeshje, për sa i përket ritmit, presionit dhe solidaritetit, pavarësisht situatave të vështira, për mendimin tim ishte shumë mirë. Nuk e di se kur do të kthehet Haaland, megjithëse do të doja ta dija.

Problemi? Është gjuri i tij. Ndaj Newcastle ka pasur një dëmtim në gju, nuk është shumë serioze, sipas testeve duket mirë, por nuk është ndjerë gati. Kështu mendova, sepse ai u stërvit dje (e shtunë), bëri disa lëvizje shumë të mira. Por ai na tha se nuk ndihej gati, ne duhet ta respektojmë këtë dhe shpresoj se do të jetë për ndeshjen e radhës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll