Sport

Shkëlqen Neymar, gol direkt nga këndi për Santos!... Shikoni videon e 'perlës'

Neymar shënoi një gol të bukur nga këndi për Santos, këtë të dielë në mbrëmje, në fushën e Limeira (3-0 në pjesën e parë). Sulmuesi brazilian dha edhe dy asistime në pjesën e parë.

24 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA
Shkëlqen Neymar, gol direkt nga këndi për Santos!... Shikoni

BRAZIL - Neymar Junior shkëlqen dhe gjen sërish golin me Santosin.

Duke u përballur me Limeira këtë të dielë në kampionatin Paulista, braziliani 33-vjeçar shënoi një gol pas një goditjeje direkt nga këndi (27’), ndërkohë që dha gjatë kësaj ndeshjeje edhe dy asistime për Tiquinho Soares (9’ dhe 32’) gjatë pjesës së parë.

Gjithsesi, 'perla' e Neymar ishte një gol ka lënë gjurmë, veçanërisht pasi ai sapo kishte ngacmuar tifozët kundërshtarë, duke i inkurajuar ata të bënin më shumë zhurmë, duke vendosur duart nën veshët e tij përpara se të godiste këndin e tij.

Pas kësaj ndeshjeje të gjashtë me Santos, Neymar ka shënuar dy gola dhe tre asistime me klubin e tij stërvitor, të cilit u rikthye në fillim të vitit pas një periudhe të dështuar në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll