Aktualitet

10 Janar 2020, 16:02 Nga DOSJA

GREQI– Nëntë të burgosur kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje të ashpër në burgun Avlonas në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka nisur mes disa të burgosurve grekë, shqiptarë dhe afganë, tre prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda.  Për të ndarë të burgosurit nga njëri-tjetri është dashur ndërhyrja e ‘Task Forcës’. 

Sherri ka nisur në katin e parë të burgut, menjëherë pas kontrollit të mëngjesit në qelitë e të dënuarve. Diçka e thënë mes njëri-tjetrit ka ndezur ‘gjakrat’ duke bërë që grupet t’i sulen njëri-tjetrin. 

Ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur, ndërkohë të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor. 

Kjo nuk është përleshja e parë që ndodh në burgjet greke në të cilat janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Burgu i Koridhalosit ka qënë ‘vatra e nxehtë’ vitin e shkuar, ku nuk kanë munguar edhe viktimat.

Disa prej tyre kanë vrarë edhe njëri-tjetrin për shkak të pazareve të pambyllura jashtë burgut. Në ngjarjet më të rënda të ndodhura përmendim vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bandiol Tusha në burgjet greke.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi sherr ne burgun grek greqi sherr ne burgun grek

Sondazh

Poll