Aktualitet

ME VIDEO: “Aziiill, aziiill”/ Thirrjet rrëqethëse për ndihmë nga Harun Çelik, po largohej me dy makina sterrë të zeza

10 Janar 2020, 15:57 Nga DOSJA
ME VIDEO: “Aziiill, aziiill”/ Thirrjet rrëqethëse për

“Aziiil”, “aziiil”. Ky është zëri i thellë që dëgjohet brenda xhamave të makinës Mitsubishi të policisë teksa shoqëron me forcë mësuesin turk Harun Ccelik natën e 1 janarit për në

aeroportin e Rinasit për ta dërguar në Turqi pavarësisht kërkesës së tij.

Abc News ka siguruar videon me pamje tronditëse, ku makina e policisë që shoqëron Harun Çelik në aeroport.

Nga brenda saj dëgjohen me zë të lartë thirrjet e Harun Çelik teksa kërkon azil në Shqipëri, gjë e cila nuk ka mjaftuar për të shpëtuar nga hipja me forcë në avionin e “Air Albania”.

Ka dyshime të forta se dëbimi i Harun Çelik është kryer duke shkelur të drejtat themelore të njeriut nga shteti shqiptar.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, ndërsa BIRN shkruajti dje se Harun Çelik ishte dërguar më parë në ambasadën turke para se të nisej për në Turqi.

Në një prononcim për BIRN, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në reagimin e vetëm të këtij lloji, shpjegoi se Çelik u dërgua në ambasadën turke pasi nevojitej leje kalimi për në Turqi.

Sëfundmi në lidhje me këtë kanë reaguar organizmat ndërkombëtare, ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu është shprehur në një letër për kryeministrin Rama dhe presidentin Meta se respektimi i të drejtave të njëriut përbën kusht për integrimin e vendit në BE.

Mediat turke raportuan se në dëbimin e tij u përfshinë edhe shërbimet sekrete turke, kurse ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pas një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Ankarasë.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik

Sondazh

Poll