22 Shkurt 2025, 16:25
Nga r.ll
sali berisha
PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me emigrantë shqiptarë në Parma të Italisë. Berisha falenderoi shqiptarët e Italisë për pritjen e sotme. Ai u shpreh se kombi italian është mik i vjetër i shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Kryedemokrati tha se takimet e tij me diasporën po firmosin përmbysjen e qeverisë socialiste. Duke iu drejtuar shqiptarëve, ai tha se vota e diasporës është më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë.
"Zonja e zotërinj, mirënjohjen time më të pakufishme, përshëndetjet më miqësore për këtë pritje të zjarrtë, për ju në këtë sallë, për ata qëjanë jashtë, për shqiptarët në Itali, për miqtë tuaj italianë kudo që ndodhen sot.
Faleminderit shumë për këtë pritje të zjarrtë. Me këtë rast shpreh një mirënjohje të pakufishme për kombin e madh italian, një komb që është provuar mik i vjetër, mik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.
Historia e miqësisë mes vendeve tona është frymëzuese dhe e rrallë. Ajo daton 500 vite më parë me pritjen në Itali të arbëreshëve dhe vazhdon pa rreshtur. Sot ju jeni farkëtuesit e miqësisë, e bashkëpunimit, e afrimit të dy kombeve dhe dy vendeve tona, jeni ambasadorë të shkëlqyer të kombit shqiptar në Shqipëri. Sot ne kujtojmë të gjithë kur shqiptarët e sapoçliruar nga nata e zezë e gjatë e diktaturës staliniste, u dyndën, vërshuan drejt këtij vendi.
Por edhe në ato kohëra, kur ekzistonin paragjykime, ekzistonin stereotipe për një popull refugjatësh, përsëri miq të shquar, burra të shquar të këtij kombi, italiani i shquar Xhorxhio Napolitano, italiani i madh Silvio Berluskoni, qindra e mijëra qytetarë fisnikë italianë qëndruan në anën tuaj, iu dhanë krahë, iu dhanë mbështetje dhe ndërtuat në këtë vend jetën dhe të ardhmen tuaj. Zoti e bekoftë kombin italian, zoti e bekoftë Italinë.
Sot është krenari e madhe të shohësh këtë miqësi midis kombeve dhe vendeve tona, prandaj dhe kam një falënderim, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve në këtë gadishull, të cilët erdhën refugjatë në mënyra nga më të ndryshmet, por në këtë tokë dhe në këtë vend u shndërruan dhe u provuan si qytetarë të ndershëm, punëtorë, të aftë, të zotë. U shkolluan inxhinierë, mjekë, shkencëtarë, akademikë, studentë, artistë, piktorë, këngëtarë, krenari e Shqipërisë, por edhe krenari e Italisë. Ju keni nderuar familjet, keni nderuar kombin dhe flamurin tuaj.
Miq, ky është takimi im i dytë me diasporën, të parin e zhvillova në Romë, të dytin në Parma. Por këto takime provohen të një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto takime po firmosin shpëtimin e Shqipërisë. Po firmosin përmbysjen e narkoshtetit. Kjo sepse jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë, por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve e paparë që nga viti 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë. Të dashur miq, këto takime, ky entuziazëm, kjo energji po bind çdo qytetar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë, të miqve të saj.", u shpreh Berisha.
sali berisha ne parma
Politike
22 Shkurt 2025, 16:13
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët n&eum...
Politike
22 Shkurt 2025, 15:24
r.ll
rama, mcgonigal
SHBA- Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross ka folur përmes një postimi në rrjetet sociale për lidhjen e krye...
Politike
22 Shkurt 2025, 14:48
I.A
Policia
SHKODËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga &...
Politike
22 Shkurt 2025, 14:07
I.A
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputet&eum...
Politike
22 Shkurt 2025, 13:55
I.A
Balluku dhe Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar&nb...
Politike
22 Shkurt 2025, 13:38
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhj...
Politike
22 Shkurt 2025, 13:05
I.A
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kanë patur ditën e sotme nj&...
Politike
22 Shkurt 2025, 12:32
I.A
Chris LaCivita
SHBA- Media amerikane Boston Herald i ka kushtuar një artikull ardhjes së Chris LaCivita në Shqipëri. Në ...
Politike
22 Shkurt 2025, 12:27
I.A
Sali Berisha
ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbaj ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. Me...
Politike
22 Shkurt 2025, 11:37
I.A
KQZ
TIRANË- Skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit janë zbuluar dit&eu...