Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbardhen tre variantet për votimin dhe numërimin elektronit 

Mësohet se deri më tani janë janë tre variante në shqyrtim, të cilat u janë përcjellë partive politike dhe Komisionit Rregullator.

22 Shkurt 2025, 11:37 Nga I.A
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbardhen tre variantet për votimin dhe
KQZ

TIRANË- Skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit janë zbuluar ditën e sotme. Mësohet se deri më tani janë janë tre variante në shqyrtim, të cilat u janë përcjellë partive politike dhe Komisionit Rregullator. Se cila nga variantet e mëposhtme do të miratohet nga Komisioni Rregullator mbetet për tu parë.

Tre variantet:

Skenari 1: Parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 2: Parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari 3: Parashikon, votim dhe numërim elektronik në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.

kqz

Sondazh

Poll