Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër/ Pas sherrit me pronarin, mori armën në banesë dhe i shkoi në lokal
Policia SHKODËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga &...
Ai thotë më tej se Departamenti i Drejtësisë i ish-presidentit Joe Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë
SHBA- Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross ka folur përmes një postimi në rrjetet sociale për lidhjen e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal.
Sipas tij, është çmenduri që McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin Rama, për të cilin thotë se është një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por detajet marrëveshjes së fajësisë nuk dolën kurrë në dritë. Ai thotë më tej se Departamenti i Drejtësisë i ish-presidentit Joe Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Postimin e tij, Ross e ka shoqëruar me një foto dhe një link të një shkrimi të vitit 2023, ku ai tregon se si Alex Soros festoi 4 korrikun me një lider evropian që ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së.
"Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por detajet se marrëveshja nuk doli kurrë në dritë b/c Biden DOJ i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë.", thuhet në postimin e Ross në "X".
A crazy thing to me is how ex-FBI official Charles McGonigal was charged w/ taking bribes to help Albanian PM Edi Rama, a very close friend of Alex Soros, but details abt the arrangement never came to light b/c Biden DOJ gave McGonigal a plea deal.https://t.co/6hB8YasC9G
— Chuck Ross (@ChuckRossDC) February 21, 2025
Në shtator të 2023, Dosja.al ka zbardhur të plotë dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Ai ka pranuar se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i shërbimit sekret shqiptar, Agron Nezaj për të lobuar kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe se ka takuar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën. Ish-agjenti u deklarua fajtor, në këmbim të një dënimi më të ulët. Në marrëveshjen që u arrit McGonigal i tregoi të gjitha, që nga vizitat në Tiranë, takimet, bisedat e fshehta, etj. Në dosje emri i kreut të qeverisë përmendet 11 herë. Në një pjesë të saj, nënvizohet se McGonigal ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhej si “këshilltar joformal” i Ramës.
Policia SHKODËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga &...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputet&eum...
Balluku dhe Rama FIER- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar&nb...
Ajola Xoxa TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhj...
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kanë patur ditën e sotme nj&...
Chris LaCivita SHBA- Media amerikane Boston Herald i ka kushtuar një artikull ardhjes së Chris LaCivita në Shqipëri. Në ...
Sali Berisha ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbaj ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. Me...
KQZ TIRANË- Skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit janë zbuluar dit&eu...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka zbardhur punët dhe pagesa...
Edi Rama KOMAN- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me banorët e zonës së Komanit ditën e sotme teksa po inspektonte pu...