Politike

Rama telefonon Zelenskyyn, Presidenti ukrainas: Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve

Ndërkohë që në bisedë është dakordësuar rëndësia thelbësore që Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve.   

22 Shkurt 2025, 13:05 Nga I.A
Rama telefonon Zelenskyyn, Presidenti ukrainas: Është
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kanë patur ditën e sotme një bisedë telefonike. Me anë të një postimi në X, Zelenskyy ka zbardhur detaje se çfarë biseduan dy liderët. Zelenskyy ka falenderuar Ramën për mbështetjen e popullit shqiptar ndaj Ukrainë. Ndërkohë që në bisedë është dakordësuar rëndësia thelbësore që Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve.   

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema, projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve”, shkruan Zelensky.

edi rama volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll