Politike

PD takim me shqiptarët në Parma, Noka: Dy muaj e gjysmë na ndajnë nga çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e korruptuar, vota e diasporës është jetike në këtë proces

Noka tha se 11 maji do shënojë ndryshimin e kursit politik në Shqipëri dhe se ajo është dita e Partisë Demokratike.

22 Shkurt 2025, 16:13 Nga r.ll
PD takim me shqiptarët në Parma, Noka: Dy muaj e gjysmë na
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Parma të Italisë. Noka u shpreh se dy muaj e gjysmë na ndan nga çlirimi i Shqipërisë nga qeveria "e korruptuar". Ai u shpreh se në këtë proces vota e diasporës është jetike. 

Më tej, Noka tha se 11 maji do shënojë ndryshimin e kursit politik në Shqipëri dhe se ajo është dita e Partisë Demokratike. Ai ftoi shqiptarët e diasporës të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit në 10 ditët që kanë ngelur. 

"Jemi mbledhur sot në një moment historik. Dy muaj e gjysmë na ndajnë nga çlirimi i Shqipërisë nga një qeveri e korruptuar. Ky është detyrim që e kemi ne dhe ju motra e vëllezër të diasporës. Ndryshimi vjen vetëm kur bëhemi bashkë. Vota juaj është jetike në këtë proces. Vota juaj do mundësojë në 11 maj ndryshimin e Shqipërisë dhe kursit politik në Shqipëri. Ora e ndryshimit të shumë pritur po troket dhe në 11 maj do trokasë për të gjithë ne. Këtij ndryshimi do ti prijë diaspora dhe kryesisht diaspora e Italisë. Kemi dhe 10 ditë kohë të regjistroheni, të kujtoni atë që iu largoi nga Shqipëria. Bashkimi juaj dhe eenergjia e diasporës i ka futur frikën këtij narkoregjimi. Ftoj çdo shqiptar të bëhet pjesë e këtij ndryshimi të madh dhe t'i çelim rrugën të ardhmes së Shqipërisë. 11 maji do të jetë dita jonë.", tha Noka.

flamur noka pd takim ne parma

Sondazh

Poll