Politike

Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër/ Pas sherrit me pronarin, mori armën në banesë dhe i shkoi në lokal

Mësohet se në pranga është vënë një 54-vjeçar, pasi pas një sherri me pronarin e një lokali, shkoi në banesë dhe mori armën për ta vrarë. 

22 Shkurt 2025, 14:48 Nga I.A
Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër/ Pas sherrit me
Policia

SHKODËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga është vënë një 54-vjeçar, pasi pas një sherri me pronarin e një lokali, shkoi në banesë dhe mori armën për ta vrarë. 

54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë dhe është vendosur në pranga. Ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe municionin luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri. U konfliktua me pronarin e lokalit dhe disa shtetas të tjerë, largohet dhe rikthehet me një armë zjarri kallashnikov në lokal, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i 54-vjeçarit. Procedohet në gjendje të lire dhe pronari i lokalit ku nisi konflikti. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative për një konflikt në lagjen “Manush Alimani”,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, organizuan punën dhe menjëherë  kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosje”, i shtetasit V. H., 54 vjeç, banues në Shkodër.

54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë. 54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë. Shërbimet e Policisë e kanë prangosur menjëherë  dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit dhe municionin luftarak. Në vijim të veprimeve  u procedua në gjendje të lire shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në Shkodër për veprat  penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll