Politike

Muaji i parë i Administratës Trump/ Ambasada e SHBA-së në vendin tonë: Po çohet përpara një politikë e jashtme, ku ‘Amerika është e Para’

Ambasada shkruan se nën udhëheqjen e Trump po çohet përpara një politikë e jashtme ku "Amerika është e para". Vetë Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio thotë në postimin e tij në Instagram, se "Ky është vetëm fillimi".

21 Shkurt 2025, 19:19 Nga B.Z
Muaji i parë i Administratës Trump/ Ambasada e SHBA-së në
Ambasada

TIRANË - Ambasada amerikanë në vendin tonë ka postuar një mesazh teksa bëhet një muaj nga Administrata e Trump në SHBA. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada shkruan se nën udhëheqjen e Trump po çohet përpara një politikë e jashtme ku "Amerika është e para". 

Sakaq vetë Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio thotë në postimin e tij në Instagram, se "Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin dhe politikën e jashtme amerikane".

“Vetëm 30 ditë nën drejtimin e presidentit Trump, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në disa nga sfidat më të ngutshme me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin tonë dhe politikën e jashtme amerikane. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë’, shkruan Rubio.

Reagimi i ambasadës:

Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme ku Amerika është e Para, e cila synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar.

donald t ambasada amerikane

Sondazh

Poll