21 Shkurt 2025, 16:57
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme se është denoncuar nga Opozita për 2 krime zgjedhore. Me anë të një postimi në X, Rama theksoi se krimi i parë që sipas Opozitës ai ka bërë është dhënia e bonusit të pranverës për pensionistët. Ndërkohë që Rama thekson se për rastin e dytë është denoncuar për mbledhjen me punonjësit e bashkisë ditën e djeshme.
Rama në postimin e tij shkruan i bindur se krime të tilla do të vijojë t'i kryej. Ndërkohë që në fund të postimit ka ofenduar dhe Berishën duke e quajtur si kënetë dhe buf.
Postimi i Plotë:
Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024! Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë. Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se nëse SPAK e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Berisha tha SPAK pretendon se do ta dënojë Ramën ndërsa shtoi se mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur. Ai thekson se Rama përdori administratën dhe e nxori në shesh, për qëllime elektorale.
edi rama sali berisha
Politike
21 Shkurt 2025, 16:38
B.Z
Edi Rama, Berisha
GREQI - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një takim me emigrantët shqiptarë në Athin&eum...
Politike
21 Shkurt 2025, 16:16
M.L
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vull...
Politike
21 Shkurt 2025, 16:34
E. D
pamje nga takimi
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e M...
Politike
21 Shkurt 2025, 16:36
I.A
Safet Bajri
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bil...
Politike
21 Shkurt 2025, 16:28
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas refuzimit të kërkesës së deputetëv...
Politike
21 Shkurt 2025, 16:14
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur dje në zyrë një përfaqësi shqiptaro-amerika...
Politike
21 Shkurt 2025, 16:10
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se task-forca e ngritur nga SPAK për mon...
Politike
21 Shkurt 2025, 15:35
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas rrëzimit të k&e...
Politike
21 Shkurt 2025, 14:43
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë n...
Politike
21 Shkurt 2025, 14:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjes&eu...