Politike

"Burgjet e hapura"/ KQZ bllokoi projektligjin e mazhorancës, Kuvendi ankimim në KAS, zgjidhet relatori

Sipas Celibashit, projektligji i deputetit socialist Nasip Naço favorizon një shtresë të caktuar personash që mund të ndikojë në procesin elektoral. Por Kuvendi nuk është dakord dhe pasi ka shqyrtuar njoftimin e bllokimit nga KQZ, është kundërpërgjigjur me një ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

21 Shkurt 2025, 18:47 Nga B.Z
"Burgjet e hapura"/ KQZ bllokoi projektligjin e mazhorancës,
Kuvendi

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar këtë të premte vendimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që pak ditë më parë kërkoi bllokimin e nismës ‘për burgjet e hapura’. Projektligji u propozua nga deputeti socialist, Nasip Naço, i cili parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune

Sipas Celibashit, projektligji i deputetit socialist Nasip Naço favorizon një shtresë të caktuar personash që mund të ndikojë në procesin elektoral. Por Kuvendi nuk është dakord dhe pasi ka shqyrtuar njoftimin e bllokimit nga KQZ, është kundërpërgjigjur me një ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Sakaq sot është hedhur edhe shorti për caktimin e relatorit, rezultatet e të cilit përcaktuan relator Ilirjan Rusmalin.

kqz kuvendi

Sondazh

Poll