Politike

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Bëhet me dije se konferenca e katërt ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 18 mars.

21 Shkurt 2025, 17:06 Nga B.Z
Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e
Foto ilustruese

TIRANË - Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Bëhet me dije se Shqipëria do të çel zyrtarisht negociatat me BE edhe për dy kapitujt e radhës, që janë 'Tregu i brendshëm dhe Konkurrenca'. Konferenca është caktuar të mbahet më 18 mars. 

Ka qënë shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski ai i cili konfirmoi se, më 18 mars Shqipëria do të ulet në konferencën e katërt ndërqeveritare në Bruksel.

Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Sikorski përmendi avantazhet e politikës së zgjerimit të BE-së.

“Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaw Sikorski.

 

Sondazh

Poll