Politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Abdixhiku: LDK e respekton vullnetin e qytetarëve e nuk ka ndërmend të anashkalojë askënd

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK nuk ka ndërmend të anashkalojë askënd nga qytetarët që e votuan. Ditën e sotme, Abdixhiku zhvilloi një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, BE-së, Francës dhe Italisë.

21 Shkurt 2025, 16:16 Nga M.L
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Abdixhiku: LDK e respekton vullnetin e qytetarëve e
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vullnetin e qytetarëve. Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK nuk ka ndërmend të anashkalojë askënd nga qytetarët që e votuan.

Ditën e sotme, Abdixhiku zhvilloi një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, BE-së, Francës dhe Italisë dhe tha: Siç kam deklaruar vazhdimisht, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotëni. As nuk dëshiron dhe as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të veprojë në përputhje me këtë vullnet me plot përgjegjësi, siç do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesve tanë. 

Theksojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK është renditur partia e tretë në nivel vendi, rrjedhimisht që do të qëndrojë në opozitë në rast se nuk shqyrton mundësinë e ndonjë koalicioni.

lumir abdixhiku ldk

Sondazh

Poll