Politike

Inaugurimi i repartit të pediatrisë/ Berisha publikon mesazhin: Studentët brohorisnin "Rama ik", badigardët i nxorrën nga auditorët!

Sipas mesazhit të qytetarit në momentin që Rama ka shkuar në ambjentet e QSUT, studentët kanë filluar të brohorasin "Rama ik", dhe në atë moment badigardët e kryeministrit kanë nxjerrë nga auditorët studentët duke pezulluar kështu mësimin.

21 Shkurt 2025, 17:22 Nga B.Z
Inaugurimi i repartit të pediatrisë/ Berisha publikon mesazhin:
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Paartisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar këtë të premte një mesazh të një qytetari dixhital i cili ka zbuluar se studentët e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama, gjatë inaugurimit të Repartit të Pediatrisë këtë të premte. 

Sipas mesazhit të qytetarit në momentin që Rama ka shkuar në ambjentet e QSUT, studentët kanë filluar të brohorasin "Rama ik", dhe në atë moment badigardët e kryeministrit kanë nxjerrë nga auditorët studentët duke pezulluar kështu mësimin.

Postimi i Berishës:

Auditori buçet Rama IK! Ju lumtë studentëve guximtarë! sb

Lexoni më poshtë mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje doktor! Sot në ambientet e QSUT, me sakte te pediatria Rama zhvilloi një takim elektoral, me doktorë e infermiere, (inagurimi i repartit të pediatrisë) dhe nga studentët që ishin në auditorë u brohorit Rama ik, Rama ik, dhe badigardët zbrazën auditorët duke i nxjere studentët jashtë dhe pezulluar mesimi. Info e sigurt.

edi ra sali berisha qsut

Sondazh

Poll