Politike

"U mbajti kompensimin e 6 muajve, ua paraqiti si bonusin e fundvitit!" Berisha: Rama politika mashtrimi ndaj pensionistëve

Ai shtoi se Rama u mbajti pensionistëve kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për t’ua paraqitur si bonus në dhjetor.

21 Shkurt 2025, 12:18 Nga M.B
"U mbajti kompensimin e 6 muajve, ua paraqiti si bonusin e fundvitit!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po ndjek politika mashtrimi ndaj pensionistëve. Ai shtoi se Rama u mbajti pensionistëve kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për t’ua paraqitur si bonus në dhjetor. Gjithashtu Berisha tha se 16 mln nuk indeksojnë më shumë se 40% të inflacionit vjetor të qytetarëve.

"Edi Rama ka ndjekur një politikë cinike dhe mashtrimi ndaj pensionistëve. pasi iu mbajti kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për tua paraqitur si bonus në dhjetor, ndau për buxhetin e shtetit 2025 gjithsej 16 milionë për indeksimin e tyre. 16 mln nuk indeksojnë më shumë se 40% të inflacionit vjetor të këtyre qytetarëve", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll