21 Shkurt 2025, 09:39
Nga N.F
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË-Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi do të zhvillohet ditën e sotme. Mësohet se seanca do të mbahet në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në orën 10:30. Meta pritet që të mos paraqitet në gjykatë pasi ai ndodhet në burg prej muajsh tashmë.
Meta njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë. Gjithashtu u raportua se Meta disa muaj para se të paraqiste proceduar e divorcit nuk ka jetuar në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhi. Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.
Meta dhe Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Një parti e drejtuar nga Meta, e ku Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë.
ilir meta monika kryemadhi
Politike
21 Shkurt 2025, 09:40
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se mbi 160 mijë zgjedhës jashtë vendit...
Politike
21 Shkurt 2025, 09:06
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë...
Politike
20 Shkurt 2025, 23:21
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha rrëzoi të gjitha akuzat e hedhura në drejtim të tij për lidhje me prokurorin Ols Dado që...
Politike
20 Shkurt 2025, 23:17
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokument...
Politike
20 Shkurt 2025, 22:30
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vjedhur vetë dhe më pas impli...
Politike
20 Shkurt 2025, 22:58
N.F
Steven Bucci
TIRANË- Për ish atasheun amerikan në Shqipëri, Steven Bucci, deklarata që bëri zëvëndëspresidenti...
Politike
20 Shkurt 2025, 22:37
N.F
Steven Bucci
TIRANË- Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si atasheu...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:51
r.ll
erion veliaj, arber veliaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi një akuzë ndaj vëllait të Erion Veliaj...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:42
r.ll
lala, xama
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sot se gjendja në landfillin e Sharrës është alarmante, pasi nuk ka më...
Politike
20 Shkurt 2025, 21:35
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Rama me mbledhjen që bëri këtë të enjte me punonjësit e administratë...