Politike

Nuk u lejuan të takohen me Metën, Vasili: Qeveria është duke shkelur çdo lloj standarti demokratik!

Sipas tij kjo është një shkelje flagrante e standardeve demokratike, pasi qeveria pengoi takimin që ishte lajmëruar dhe kërkuar zyrtarisht, edhe pse të gjitha dokumentet përkatëse ishin dorëzuar.

21 Shkurt 2025, 12:10 Nga N.F
Nuk u lejuan të takohen me Metën, Vasili: Qeveria është duke
Petrit Vasili

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, kryetari i KDK,  Edmond Haxhinasto dhe deputetët, Erisa Xhixho e Petrit Vasili kanë shkuar ditën e sotme pranë ambienteve të burgut ku ndodhet presidenti i Partisë së Lirisë me qëllimin për tu takuar me Ilir Metën. Ky takim i tyre mësohet se nuk është zhvilluar ndërsa ata kanë pritur që nga ora 9 për tu takuar me Metën.

Petrit Vasili në një deklaratë përpara burgut 313, u shpreh se atyre iu pengua takimi me Metën. Sipas tij kjo është një shkelje flagrante e standardeve demokratike, pasi qeveria pengoi takimin që ishte lajmëruar dhe kërkuar zyrtarisht, edhe pse të gjitha dokumentet përkatëse ishin dorëzuar.

Vasili shtoi se ajo që ka ndodhur është paniku që ka shpërthyer dhe sipas tij duke qenë se nuk dinë se ku ta shprehin ahfaqin standartin e rrethimit, presionit, e përdorimit të administratës shtetërore. Ai shtoiu se refuzimi i sotëm i të drejtës së 2 deputetëve, që buron nga ligji por edhe nga ligji për statusin e deputetit u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv.

"Qeveria, se këtu është qeveria, është duke shkelur çdo lloj standarti demokratik, pengoi takimin tonë të lajmëruar e të kërkuar zyrtarisht me të gjitha dokumentet përkatëse që duhen për këtë gjë, edhe të njohur më parë dhe konsumoi një fazë të neveritshme.

Pasi kemi hyrë në ambientet jonë të paraburgimit, por në oborrin përkatës, jemi detyruar të presim mbi një orë e gjysmë për t’na njoftuar që nuk mund të bëjmë takimin e kërkuar plotësisht sipas rregullave dhe ligjeve të këtij vendi. Siç e shikoni, farsa e këtij karagjozi që kemi në kryeministër, që flet për standarte demokratike, shumë i shqetësuar për respektimin e standarteve, ju e shikoni vetë që 2 deputetë, unë dhe zonja Xhixho duke respektuar çdo rregull e çdo ligj kërkuam të bëjmë takim me presidentin e Partisë së Lirisë dhe u penguam ndërkohë që ju e dini shumë mirë se jeni njoftuar, kemi që nga ora 9 e gjysmë, opero orë të tera që presim refuzimin e tyre.

E vetmja gjë që ka ndodhur është paniku që u ka shpërthyer, nuk e mbajnë dot, nuk e dinë se ku ta shprehin, pasi takimi është një e drejtë minimale, bazike, është minimumi i takimit të domosdoshëm e të lejuar, pra nuk kemi shkelur asnjë ligj, por ata kanë një standart tjetër, këta kanë standartin e rrethimit, e presionit, e përdorimit të administratës shtetërore siç e pate atje në sheshin Skënderbej dje, pra këta kanë antiligjin, antishtetin, dhunimin e çdo të drejte sepse motoja e tyre e vetme është të vjedhin e të dhunojnë shtetin në çdo pozicion të tij.
Refuzimi i sotëm i të drejtës së 2 deputetëve, që buron nga ligji por edhe nga ligji për statusin e deputetit, pra është një e drejtë e konsoliduar, u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv.

Ne i kemi bërë kërkesën edhe SPAK-ut të cilin kishin detyrim të komunikonin me njëri-tjetrin, se këta njësh janë, dhe të gjithë bashkë, në bazë të një skenari të mirëmenduar, penguan me të gjitha mënyrat që patën takimin e deputetëve të Partisë së Lirisë, me presidentin e Partisë së Lirisë," tha Vasili.

petrit vasili erisa xhixho ilir meta

Sondazh

Poll