Politike

Kalaja në Gjykatën Kushtetuese: Kam bërë një tjetër denoncim ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari! Kërkojmë të hetohet, ka shkelur Kushtetutën

Ajo ka depozituar kërkesën ku kërkon hetimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari.

21 Shkurt 2025, 11:51 Nga N.F
Kalaja në Gjykatën Kushtetuese: Kam bërë një
Kalaja

TIRANË- Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku ka bërë një tjetër denoncim ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari. Ajo ka depozituar kërkesën ku kërkon hetimin e Marsida Xhaferllari. Gjatë fjalës së tij para gazetarëvë Kalaja u shpreh se nga data 13 janar e deri më sot nuk kanë marrë asnjë informacion se çfarë ka bërë kryetarja e kësaj gjykate, e cila ka edhe tagrin për të nisur hetimin disiplimor ndaj një gjyqtari i cili konstatohet se mund të ketë shkelje të ndryshme në ushtrimin e detyrës.

Ajo shtoi se më datë 14 janar ka depozituar sërish një kërkesë me prova shtesë, të cilat i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përdoren jo vetëm për hetimin disiplinore ndaj kësaj gjyqtareje, por edhe të përdoren në çështjen me kërkues të Sali Berishës i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese.

Kalaja shton se kërkesa e dytë që kanë dërguar ditën e sotme ka të bëjë me informacionin, nëse gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka marrë pjesë në një proces ku një palë, qoftë kërkuese apo interesuese ka qenë Prokuroria e Posaçme ose SPAK dhe në dijeninë tonë ky proces lidhet me kërkues Pëllumb Gjoka.

"Një denoncim për gjyqtaren Marsida Xhaferllari, deri në shkarkimin e saj për shkak të shkeljes së Kushtetutës por dhe ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese. Nga data 13 janar siç edhe ju jeni në dijeni të faktit, deri më sot ne nuk kemi marrë asnjë informacion se çfarë ka bërë kryetarja e kësaj gjykate, e cila ka edhe tagrin për të nisur hetimin disiplimonr ndaj një gjyqtari i cili konstatohet se mund të ketë shkelje të ndryshme në ushtrimin e detyrës.

Nga ana tjetër, ne më datë 14 janar kemi depozituar sërish një kërkesë me prova shtesë, të cilat i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përdoren jo vetëm për hetimin deisplinor ndaj kësaj gjyqtareje, por edhe të përdoren në çështjen me kërkues të zotit Sali Berisha, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa e dytë që ne kemi ditën e sotme ka të bëjë me informacionin, nëse gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka marrë pjesë në një proces ku një palë, qoftë kërkuese apo interesuese ka qenë Prokuroria e Posaçme ose SPAK dhe në dijeninë tonë ky proces lidhet me kërkues Pëllumb Gjoka.

Pasi siç e kemi cilësuar edhe në kërkesat tona vijuese, kallëzimin e parë, shtesë dhe të dytë, që për ne nuk është ligjore vendimmarrja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Parësore sipas ligjit, qoftë organik apo kushtetues por mbi të gjitha ligjin për konflikt interesi, është që një gjyqtare nuk mund të marrë pjesë në një proces ku është në konflikt interesi qoftë me kërkuesin. Bashkëjetuesi i saj, ka konflikt interesi me personat në fjalë. E shoh shumë të rëndësishme të paraqesë përpara publikut që ne na intereson ky konflikt interesi," tha Kalaja.

kalaja

Sondazh

Poll