Politike

"Rama pagoi 150 mijë euro në "New York Times" kundër meje", gazetari i NYT: Akuza e Berishës është e pavërtetë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë ditën e djeshme, tha se Rama ka ndërmarrë përpjekje për ta sulmuar atë personalisht, përfshirë pagesën e 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”, ku sipas Berishës, u botua një artikull kundër tij.

21 Shkurt 2025, 10:38 Nga r.ll
"Rama pagoi 150 mijë euro në "New York Times"
sali berisha

SHBA- Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili tha se kryeministri Edi Rama ka paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD. Gazetari përmes një postimi në platformën "X" shkruan se kjo akuzë e ngritur nga Berisha është e pavërtetë.

"Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme.", shkruan gazetari në postimin e tij. 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë ditën e djeshme, tha se Rama ka ndërmarrë përpjekje për ta sulmuar atë personalisht, përfshirë pagesën e 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”, ku sipas Berishës, u botua një artikull kundër tij.

“Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Timess kundër meje. Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike. Karma është ashtu siç e do ai vetë. Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli”, tha Berisha.

sali berisha keneth p vogel

Sondazh

Poll