21 Shkurt 2025, 11:56
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me rubrikën "Sy m'sy" në rrjetet e tij sociale ku i është përgjigjur një komentuesi lidhur me zhvillimin e Tiranës.
Në koment thuhet: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë…ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.
Kryeministri në përgjigjen e tij tha se nuk ishte ai që kishte “dredhur zinxhirët” por i caktuar si drejtues kishte punuar për të realizuar zhvillimet në Tiranë. Rama shton se ishte ai që e ngriti Tiranën nga "varri", ndërsa shton se vetëm Partia Socialiste do ta ngisë Shqipërinë në majën që askush tjetër sipas tij nuk e ngjit dot.
“'Kush nuk e ka parë mendoj se s’do bëjë mirë ta shihte. Nuk më kanë vënë njerëzit të dridh zinxhirët, por ka një pyetje së cilës duhet ti përgjigjesh para se të thuash se ke 0 meritë se ke bërë vetëm detyrën. Po pse atëherë u desh të vija unë?! Aty ishin dhe të tjerët, apo jo. Dhe njerëzit edhe ata aty i kishin vënë, nuk i kishin vënë të dridhnin zinxhirët apo jo. Detyrën pra detyrën. Atë duhet të bëjnë të gjithë. Dhe tek detyra dallohen, edhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë. Dhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave. Prandaj xhan, unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por ama Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma heq askush. Kush nuk do ta shikojë, nuk do ta shikojë dhe natyrisht nuk është problem. Edhe diçka tjetër. pse Tiranën nuk e mori me dhunë këneta, ajo ngeci? Sahati i Tiranës, nuk punonte, apo meqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Prandaj Tirana nuk është më Kandahar. Prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj. Qysh dhe unë dhe PS kemi marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot.", u shpreh Rama.
edi rama
Politike
21 Shkurt 2025, 10:56
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka lejuar kryebashkiakut Erion Veliaj edhe takime të tjera përveçse atyre me fami...
Politike
21 Shkurt 2025, 10:48
N.F
Meta dhe Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që d...
Politike
21 Shkurt 2025, 10:38
r.ll
sali berisha
SHBA- Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili t...
Politike
21 Shkurt 2025, 10:32
N.F
Meta
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto dhe deputetët, Erisa Xhixho e Petrit V...
Politike
21 Shkurt 2025, 10:22
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, lidhur me hetimi...
Politike
21 Shkurt 2025, 09:39
N.F
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË-Seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi do ...
Politike
21 Shkurt 2025, 09:40
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se mbi 160 mijë zgjedhës jashtë vendit...
Politike
21 Shkurt 2025, 09:06
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë...
Politike
20 Shkurt 2025, 23:21
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha rrëzoi të gjitha akuzat e hedhura në drejtim të tij për lidhje me prokurorin Ols Dado që...
Politike
20 Shkurt 2025, 23:17
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokument...