Politike

SHBA jashtë NATO-s? Bucci: Trump kërkon aleancë më të fortë, 5% i GDP, nxitëse për vendet anëtare

Bucci hodhi poshtë mundësinë e daljes së SHBA nga NATO, pasi kjo sipas tij nuk do të ishte në interesin e vetë aleancës, por një NATO e fortë ushtarakisht do të ishte ‘kërcënuese’ për cilindo armik që guxon të sulmojë një nga vendet anëtare.

20 Shkurt 2025, 22:37 Nga N.F
SHBA jashtë NATO-s? Bucci: Trump kërkon aleancë më të
Steven Bucci

TIRANË- Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si atasheu i parë ushtarak i SHBA në Shqipëri shprehet se presidenti amerikan, Donald Trump është i vendosur në qëndrimin e tij se të gjitha vendet anëtarë të NATO-s të paguajnë 5% të GDP, për aleancën. Bucci në një intervistë për Çim Peka Live në Syri Tv, tha se kjo çfarë po ndërmerr Presidenti Trump, ëhstë një formë nxitëse për aleatët, që të kemi një Evropë më të sigurtë dhe vendet e aleancës po ashtu.

Bucci hodhi poshtë mundësinë e daljes së SHBA nga NATO, pasi kjo sipas tij nuk do të ishte në interesin e vetë aleancës, por një NATO e fortë ushtarakisht do të ishte ‘kërcënuese’ për cilindo armik që guxon të sulmojë një nga vendet anëtare. Ai shtoi se populli shqiptar duhet ta ketë të qartë që Trump nuk dëshiron të lërë askënd të pambrojtur. Më tej Bucci tha se  Trump s’do ta sulmojë e shkatërrojë aleancën dhe se kjo është vetëm një keqkuptim.

"Problemi më i madh, edhe në të kaluarën, është t’i mbledhim të gjithë partnerët e NATO, të rrisin shpenzimet për pajisjet ushtarake. Trump është i vendosur ta ndryshojë këtë. Është gjëja e duhur që mund të bëjmë. Nëser i nxisim, Evropa do jetë më e sigurtë, e pastaj mund të komunikojmë në mënyrë më miqësore, njëjtë siç duhet të bëjnë edhe aleatët.

Është shuëm e madhe, por mbijetesa në këtë mjedis është më e vështirë nëse nuk mblidhen forcat. S’mendoj seTrump do të dalë nga NATO, e ka të qartë aleancën, por qëë të jetë efektive, të gjithë duhet të mbajnë barrën dhe peshën e tyre. Çdo vend duhet të paguajë sipas përqindjes së drejtë, ndryshe s’është më aleancë, pasi ndryshe kemi një vend që paguan faturën e kemi klientë. Shqipëria s’do që të jetë kliente, por partnere e vërtetë brenda aleancës. Shpenzimet për mbriojtjen të shkojnë 5%.

Është një teknike negocimi, presioni për të motivuar udhëheqësit e atyre vendeve që të investojnë  e të bëjnë më shumë për ta. Administrata është më e ndërgjegjshme për këtë, dhe ne duhet të punojmë me shtetet dhe nesër NATO do t’u kërkojë të gjithëve të nënshkruajnë një çek. Të gjitha shtetet duhet të paguajnë, por edhe një sinjal për kundërshtarët tanë, që nëse një armik guxon të sulmojë një vend anëtar.

Populli shqiptar ta ketë të qartë që Trump s’dëshiron të lërë askënd të pambrojtur, dikë që e kemi mik. Por të nxisë e motivojë të bëjnë detyrën e tyre. Psh.disa nuk japin para, por ofrojnë mbështetje me baza, kjo është mënyra se si aleancat funksionojnë, në kuptimin e përgjegjësive e jo shumës që paguajnë.

Trump s’do ta sulmojë e shkatërrojë aleancën, kjo është vetëm një keqkuptim. S’është e vërtete, të punojmë së bashku për të arritur mbrojtjen më të mirë për të gjithë aleatët. Jam shumë i sigurtë se Trump s’do të largohet nga NATO, vetëm nëse vendet vendosin të mos paguajnë më, por se besoj sepse s’është në interesin e askujt. Trump do të qëndrojë në NATO, për të vijuar pagesën e 5%," tha Bucci.

steven bucci nato trump

Sondazh

Poll