Politike

Arrestimi i liderit të opozitës, Steven Bucci: Besoj se deklarata e Zëvendëspresidentit JD Vance kishte si shembull Shqipërinë

Ai u shpreh se Shqipëria është prekur prej politikës amerikane dhe kjo ka bërë një komprometim të të gjithë lëvizjes politike brenda vendit.

20 Shkurt 2025, 22:58 Nga N.F
Arrestimi i liderit të opozitës, Steven Bucci: Besoj se deklarata e
Steven Bucci

TIRANË- Për ish atasheun amerikan në Shqipëri, Steven Bucci, deklarata që bëri zëvëndëspresidenti amerikan JD Vancë në konferencën e Sigurisë në Mynih për përndjekjen e kundërshtarëve politike, i referohej Shqipërisë, në morinë e shembujve për raste të ngjashme. Bucci i ftuar në Çim Peka Live, Bucci tha se ajo që ka ndodhur në katër vite ishte e papërshtatshme dhe e gabuar, teksa iu referua qëndrimit që ka mbajtur ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim në Tiranë, në raportet me udhëheqjen në Shqipëri.

Ai u shpreh se Shqipëria është prekur prej politikës amerikane dhe kjo ka bërë një komprometim të të gjithë lëvizjes politike brenda vendit. Bucci theksoi se Trump ka zgjedhur stafin dhe dinë se kë do të dërgojnë si ambasadorë.

Pjesë nga intervista:

Peka: Deklarata e Zëvendëspresidentit Vance në Konferencën e Sigurisë, iu drejtuar të pranishmëve, se duke censuruar kundështarët dhe duke arrestuar liderin e opozitës, ju nuk mund të fitoni më. A keni një ide se kujt i referohej konkretisht Zëvendëspresidenti Vance?

Bucci: Shqipëria është prekur prej politikës amerikane dhe kjo ka bërë një komprometim të të gjithë lëvizjes politike brenda vendit. Yuri Kim mund të jetë akoma por nuk do të jetë gjatë, do të zëvendësohet. Trump ka zgjedhur stafin dhe dinë se kë do të dërgojnë si ambasadorë...Këta persona janë të gjithë në pritje të miratimit nga Senati dhe së shpejti do të shohim një zhvendosje të sjelljes së ambasadës amerikane. Ajo që ka ndodhur në katër vite ishte e papërshtatshme dhe e gabuar.

Peka: Ju po thoni që deklarata e Zëvendëspresidentit Vance mund të ketë pasur si shembull Shqipërinë?

BucciBesoj se po.

steven bucci

Sondazh

Poll