Politike

Berisha: Erion Veliaj vjedh dhe inkriminon gruan, vjehrrën dhe të vdekurit

20 Shkurt 2025, 22:30 Nga I.A

Berisha: Erion Veliaj vjedh dhe inkriminon gruan, vjehrrën dhe të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vjedhur vetë dhe më pas implikoi gruan dhe vjehrrën e tij.

I ftuar në emisionin "Debat” në A2CNN, Berisha theksoi se implikimi i gruas dhe vjehrrës së Veliajt, janë kate të një krimi dhe të një njeriu që pasi vjedh, humbet çdolloj kontrolli.

"Me dhjetëra kompani fitonin tendera nga Bashkia e Tiranës dhe i kalonin paratë po tek Erion Veliaj nëpërmjet të shoqes. Krimi i Erion Veliajt është i shumëfishtë. Ky vjedh vetë dhe implikon gruan, vjehrrën dhe të vdekurit. Këto, secila në vetvete, janë kate të një krimi dhe të një njeriu që pasi vjedh, humbet çdolloj kontrolli”, tha Berisha.

Sondazh

Poll