Politike

"Vëllai i Veliajt po ndan çanta me para"/ Deklaratat e Berishës, Xama: Ka kompani marketingu

Klodiana Lala nga ana tjetër foli lidhur me raportimin e mediave për çështjen e kryebashkiakut, ku tha se disa japin reagimet e Veliajt nga burgu por jo hetimet e prokurorisë për të. 

20 Shkurt 2025, 21:51 Nga r.ll
"Vëllai i Veliajt po ndan çanta me para"/ Deklaratat e
erion veliaj, arber veliaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi një akuzë ndaj vëllait të Erion Veliajt, duke deklaruar se ai është kthyer nga Viena dhe po hedh para për të ndihmuar të vëllanë e burgosur. 

Gazetarja Ola Xama tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se Arbër Veliaj ka kompani marketingu dhe mbledh buxhetin e reklamave të disa bankave. 

"Vëllai i Veliajt ka kompani marketingu, që mbledh buxhetin e reklamava të disa bankave, një kompanie telekomunikacioni, etj, patjetër ndan reklame. Nëse ka favorizim pastaj, është për tu konstatuar.", tha Xama. 

Klodiana Lala nga ana tjetër foli lidhur me raportimin e mediave për çështjen e kryebashkiakut, ku tha se disa japin reagimet e Veliajt nga burgu por jo hetimet e prokurorisë për të. 

"Ka media që japin reagimet e Veliajt nga burgu por nuk thonë se çfarë hetimesh ka kryer prokuroria. Po të shohësh televizionet kombëtare japin reagimet e Veliajt nga burug, por nuk bëjnë raportim të balancuar, është e dallueshme dhe e kuptueshme se përse bëhet.", tha Lala. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar këtë të mërkurë se vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj po paguan shuma të mëdha parash për të mbrojtur kryebashkiakun. Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili thotë se fillimisht Arbër Veliaj u ka kërkuar mediave dhe portaleve që të publikohen sulmet e Veliajt nga burgu (teksa përmend edhe disa media që sipas tij janë financuar me shuma të konsiderueshme monetare).

Sipas denoncimit strategjia e vëllezërve Veliaj është që ta kthejnë situatën në një çështje hetimi jo normale kur në fakt është një çështje e pastër korrupsioni. Sipas denoncimit, Arbër Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milionë euro reklama në 10 vite që Veliaj është kryetar bashkie në Tiranë nga 2015 deri në 2025. Më tej thuhet se vetëm nga kompania One ai ka marrë rreth 5 milionë euro vitin e fundit ku ndër to, të pakten 1 milione euro sipas tij kësaj kompanie ja ka dhënë vetë Erion Veliaj.

ola xama erion veliaj arber veliaj klodiana lala

Sondazh

Poll