Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

20 Shkurt 2025, 07:16 Nga M.B
Kthjellime dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi 5-7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -5 deri 8°C,

në zonat e ulëta -5 deri 15°C,

në zonat bregdetare 0 deri 15°C.

moti

Sondazh

Poll