Aktualitet

Nëna denoncoi në polici edukatoren se i qëlloi fëmijën, nis hetimi për 55-vjeçaren

Policia bën të ditur se 55-vjeçarja me iniciale M.Ll ësht proceduar penalisht pasi ka qëlluar me pëllëmbë një fëmijë.

20 Shkurt 2025, 18:41 Nga E. D
Nëna denoncoi në polici edukatoren se i qëlloi fëmijën,
foto ilustruese

TIRANË- Një 55-vjeçare, edukatore e një kopshti në Tiranë, është denoncuar në polici për dhunë ndaj një fëmije. Policia bën të ditur se 55-vjeçarja me iniciale M.Ll ësht proceduar penalisht pasi ka qëlluar me pëllëmbë një fëmijë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj. 

policia e tiranes

Sondazh

Poll