Aktualitet

Përfshihet nga flakët tarraca e një banese 4 katëshe në Korçë, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të zjarrit

Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt, ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.

20 Shkurt 2025, 18:40 Nga N.F
Përfshihet nga flakët tarraca e një banese 4 katëshe në
Foto ilustruese

KORÇË- Tarraca e një objekti 4 katësh është përfshirë nga flakët në afërsi të lagjes së SMT në qytetin e Korçës. Nga flakët është përfshirë pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt, ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike. Zjarri është izoluar e po punohet për fikjen totale të tij.

zjarr ne korce

Sondazh

Poll