Aktualitet

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, kamionçina përplaset me një fuoristradë, tre të plagosur

Dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë teksa po parakalonte dhe është përplasur me kamionçinën. 

20 Shkurt 2025, 20:08 Nga r.ll
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, kamionçina përplaset
aksidenti

LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë- Lushnje. Një kamionçinë është përplasur me një furoristradë. 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë teksa po parakalonte dhe është përplasur me kamionçinën. 

aksident ne rrogozhine-lushnje

Sondazh

Poll