Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 34-vjeçari në Krujë, arrestohet pronari i banesës

59-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm.

20 Shkurt 2025, 18:26 Nga N.F
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën
Foto ilustruese

KRUJË- Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Krujë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Në lidhje me ngjarjen policia e  Krujës ka arrestuar pronarin e banesës. Në pranga ka rënë 59-vjeçari me iniciale G.D. 59-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm.

Një tjetër person është vënë në pranga në Krujë përkatësisht një 19-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për edukatoren 55-vjeç me iniciale M.Ll, e kallëzuar nga një prind se ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.

ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte v

Sondazh

Poll