Aktualitet

"Do të infiltrohen njerëz në shtabet elektorale..."/ Lala jep detaje nga strategjia e SPAK për zgjedhjet: Është hartuar nga britanikët, ja me çfarë ka të bëjë

Lala tha se tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë, ndërsa të tjerët kanë një rreth të caktuar.

20 Shkurt 2025, 22:13 Nga r.ll
"Do të infiltrohen njerëz në shtabet elektorale..."/
klodiana lala

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përpiluar një strategji për zgjedhjet, ku do të angazhohen prokurorë, për të evidentuar shkeljet gjatë fushatës zgjedhore. 

Gazetarët e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  shpjeguan strategjinë dhe hapat që do të ndërmarrë SPAK. Klodiana Lala u shpreh se strategjia është hartuar nga britanikët dhe se ka të bëjë me financimin e fushatës. Lala tha se tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë, ndërsa të tjerët kanë një rreth të caktuar.

Ajo shtoi më tej se do të ketë përgjime ambientale dhe telefonike, ndërsa shtoi se diçka që tremb shtabet është infiltrimi i personave të SPAK. Ola Xama tha se në një situatë kur ka shumë akuza dhe kontestim të rezultateve, mirë është që SPAK të jetë në terren për zgjedhjet.

Klodiana Lala: Strategjia është hartuar nga britanikët, me ndihmën e tyre, mendojnë se do të japë rezultat. Strategjia ka të bëjë me financimin e fushatës. Pra nëse bëhet një miting, do të shihet se kush e financon, sa do të deklarohet në KQZ, e me rradhë. Tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë. Të tjerët kanë një rreth të caktuar, Fier, Durrës, Vlorë e me rradhë. Do të jepet informacion në qendrën e koordinimit. Do të ketë përgjime ambientale, telefonike, e me rradhë.
Ajo që e tremb politikën, ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore. Ka patur fushata shumë të kushtueshme këtu, janë deklaruar në KQZ shume pak para. E dyta, çfarë tremb shtabet, janë infiltrimi i personave. SPAK do të infiltrojë persona në shtabet elektorale. Këto janë veprime proaktive, nuk ka të bëjë me spiunimin.

Ola Xama: Kemi thënë që prokuroria nuk ka patur rezultat me krimet zgjedhore, ndaj fakti që në situate të tillë, kur ka shumë akuza dhe kontestim të rezultateve, mirë është që SPAK të jetë në terren për zgjedhjet. Qoftë për të instaluar frikën, e me rradhë. 

spak klodiana lala

Sondazh

Poll