Aktualitet

"Më ke ngelur ti pa vrarë"/ Avokatja e Altin Ndocit: Nuredin Dumani më kërcënoi, merrni masa

Në gjyqin që po mbahet në GJKKO për 'Plumbin e Artë', avokatja e Ndocit ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet në vend, për shkak se ndihet e kërcënuar. 

20 Shkurt 2025, 15:02 Nga I.A
"Më ke ngelur ti pa vrarë"/ Avokatja e Altin Ndocit: Nuredin
Nuredin Dumani

TIRANË- Avokatja e Altin Ndocit ka akuzuar të penduarin e Drejtësisë Nuredin Dumani për kërcënim. Në gjyqin që po mbahet në GJKKO për 'Plumbin e Artë', avokatja e Ndocit ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet në vend, për shkak se ndihet e kërcënuar. 

"Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha 'do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë'. Nuk mund të kërcënohemi kështu!", tha avokatja.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

nuredin dumani altin ndoci

Sondazh

Poll