Aktualitet

U kërcënua me jetë nga "Ben Qimja", merret në mbrojtje gjyqtari Vladimir Cjapi

Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve vendosi t’i ofrojë gjyqtarit mbrojtje të posaçme për një periudhë 6-mujore.

20 Shkurt 2025, 14:46 Nga B.Z
U kërcënua me jetë nga "Ben Qimja", merret në
Ben Qimja

FIER - Gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi i cili u kërcënua me jetë nga Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën "Ben Qimja" është marrë në mbrojtje. Bëhet me dije se Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve vendosi t’i ofrojë gjyqtarit mbrojtje të posaçme për një periudhë 6-mujore.

35-vjeçari, Arben Isufaj vijon të jetë në kërkim nga Policia për armbëmbajtje pa leje dhe për kërcënimin me jëtë të gjyqtarit Cjapi. Mesditën e sotme në banesën e tij u ushtruan edhe disa kontrolle nga forcat e policisë ku u gjetën dhe sekuestruan, armë targa makina dhe jelekë multifunksionalë. 

"Ben Qimja" është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. Gjithashtu "Ben Qimja" është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç tij, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale. 

vladimir cjapi arben isufaj

Sondazh

Poll