Politike

Nisin përgatitjet për takimin e Ramës me punonjësit e administratës së Bashkisë, dalin PAMJET nga "Sheshi Skënderbej"

Takimi është njoftuar të mbahet  në orën 16:30 në "Sheshin Skënderbej", teksa kanë dalë edhe pamjet nga përgatitjet për takimit. Siç mund të shihet dhe në foto janë vendosur karriget ku do të ulen të pranishmit në takim.

20 Shkurt 2025, 14:22 Nga B.Z
Nisin përgatitjet për takimin e Ramës me punonjësit e
Pamjet nga sheshi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë këtë të enjte një takim me punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës.

Takimi është njoftuar të mbahet  në orën 16:30 në "Sheshin Skënderbej", teksa kanë dalë edhe pamjet nga përgatitjet për takimit. Siç mund të shihet dhe në foto janë vendosur karriget ku do të ulen të pranishmit në takim.

Nisin përgatitjet për takimin e Ramës me punonjësit e
Pamje nga sheshi

Takimi pritet të zgjasë një orë, për tu pasuar më pas nga një tjetër takim në orën 17:30 me këshilltarët e majtë të kësaj Bashkie.

Nisin përgatitjet për takimin e Ramës me punonjësit e
Pamje nga sheshi

Takimet e kreut të qeverisë vijnë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash, dhe abuzime me fondet publike, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe 6 biznesmenë të tjerë. Aktualisht kryebashkiaku Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit, pasi GJKKO la në fuqi masën "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa bashkëshortja e tij, Xoxa është lënë në "detyrim paraqitje" bashkë me 6 biznesmenët e tjerë.

 

edi rama bashkia tirane

Sondazh

Poll