Politike

Mbledhja me punonjësit e Bashkisë/ Berisha: Rama po mbledh patronazhistët në shesh, do regjistrohen emër për emër!

Berisha e cilëson takimin si një "anti-miting" i cili sipas tij përbën krim elektoral dhe krim shtetëror. Berisha thotë se Rama sipas tij mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës që emër për emër do regjistrohen.

20 Shkurt 2025, 13:11 Nga B.Z

Mbledhja me punonjësit e Bashkisë/ Berisha: Rama po mbledh

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e kryesisë së PD, ka komentuar edhe takimin që pritet të mbajë kryeministri Rama në Shëshin Skënderbej me administratën e Bashkisë.

Berisha e cilëson takimin si një "anti-miting" i cili sipas tij përbën krim elektoral dhe krim shtetëror. Berisha thotë se Rama sipas tij mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës që do të regjistrohen emër për emër.

Berisha; Rama vazhdon me metoda anti-perëndimore., Sot thërret anti miting, thërret bashkinë në përvjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Ia ka mbathur me autoblinda asokohe me frikën se mos sulmohej blloku, kanë përfunduar, kush në Dajt e kush në Zall Herr. Ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës që emër për emër do regjistrohen. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim elektoral dhe krim shtetëror. Ai po u thërret ju për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës. Imagjinoni ju. Mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë.

 

 

 

 

Sondazh

Poll