Politike

"Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%!" Premtimet e PD-së, Berisha: Do të ulim çmimin e energjisë për bizneset me 3 herë! Nafta do ulet me 40%!

Ai shtoi se motoja e tij do të jetë "Shqipëria prodhuese".

20 Shkurt 2025, 12:57 Nga M.B
"Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%!" Premtimet e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar programin e forcës së tij politike, gjatë mbledhjes së Kryesisë, duke premtuar ulje të çmimit të energjisë, çmimit të naftës dhe rritje të pagës minimale. Berisha tha se çmimi i energjisë për bizneset do të ulet me tre herë, ndërsa nafta me 40%. Ai shtoi se motoja e tij do të jetë "Shqipëria prodhuese".

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky program, synon ndarjen me shpejtësi të Shqipërisë nga varfëria e skajshme, me shpejtësi të rrufeshme, duke u angazhuar në një shpërndarje të re të ardhurave buxhetore. Ky program, me vendosjen e minimumit jetik, për çdo qytetar shqiptar, vendosjen e rrogës mininale 500 euro, vendosjen e kartës së konsumatorit, që përbëjnë 450 euro për çdo pensionist në vit dhe për ata që janë në minimum jetik. Uljen e ndjeshme të çmimit të energjisë, të ujit.

Ky program i jep një hapësirë të re, shumë më të madhe, lirisë ekonomike dhe të biznesit. Pra, programi tejkalon për mirë edhe parashikimet e atyre që përfitojnë prej tij. Taksa e pronës do zbresi 5 herë, do ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do ulet tre herë. Çmimi i naftës do ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%.

Të vetëpunësuarit, që paguajnë taksë edhe si punëdhënës edhe si punëmarrës, do të kenë vetëm një. Do nxitet prodhimi me një seri stimujsh. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Midis Shqipërisë hotel dhe Shqipërisë prodhuese, ne jemi për Shqipërinë prodhuese.

sali berisha

Sondazh

Poll