Politike

"Bonus për fëmijën e parë dhe të dytë"/ Berisha prezanton programin e PD-së për familjen: Shteti do paguajë për fëmijën e tretë deri në moshën 23-vjeçare...

Berisha u shpreh se programi i PD do të sigurojë që familja shqiptare të luajë të gjitha funksionet e saj në një shoqëri të lirë dhe të krijojë kushte për një Shqipëri më të qëndrueshme demografikisht.

20 Shkurt 2025, 13:02 Nga DOSJA
"Bonus për fëmijën e parë dhe të dytë"/
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, foli mbi programin e kësja force politike. Berisha u shpreh se programi i PD do të sigurojë që familja shqiptare të luajë të gjitha funksionet e saj në një shoqëri të lirë dhe të krijojë kushte për një Shqipëri më të qëndrueshme demografikisht.

Berisha më tej njoftoi disa masa për të nxitur rritjen e lindshmërisë dhe për të mbështetur familjet. Ai tha se do të ketë bonuse për fëmijën e parë dhe të dytë, ndërsa fëmija i tretë do të paguhet nga shteti nga lindja deri në moshën 23-vjeçare.

“Do të ketë bonuse për fëmijën e parë dhe të dytë, të cilat do të vendosen pas tre muajve të parë. Ndërsa fëmija i tretë do të paguhet nga shteti nga lindja deri në moshën 23-vjeçare,” deklaroi ai.

Një tjetër pikë kyçe e programit të PD-së do të jetë kthimi i emigrantëve. “Do të bëhet gjithçka për kthimin e emigrantëve në vend,” premtoi Berisha.

Sondazh

Poll