Politike

Arrestimi i Veliajt/ Rama mbledh sot punonjësit e bashkisë në "Sheshin Skënderbej"

Takimi do të mbahet në orën 16:30 në "Sheshin Skënderbej". Takimi pritet të zgjasë një orë, për tu pasuar më pas nga një tjetër takim në orën 17:30 me këshilltarët e majte në bashkinë e Tiranës.

20 Shkurt 2025, 09:53 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Rama mbledh sot punonjësit e bashkisë në
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të enjte një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 16:30 në "Sheshin Skënderbej". Takimi pritet të zgjasë një orë, për tu pasuar më pas nga një tjetër takim në orën 17:30 me këshilltarët e majtë të kësaj Bashkie.

Takimet e kreut të qeverisë vijnë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash, dhe abuzime me fondet publike, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe 6 biznesmenë të tjerë. Aktualisht kryebashkiaku Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit, pasi GJKKO la në fuqi masën "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa bashkëshortja e tij, Xoxa është lënë në "detyrim paraqitje" bashkë me 6 biznesmenët e tjerë.

Sondazh

Poll