Politike

"“Ti je "live" në orar shtetëror!" Rama-kometuesit: Puna ime nuk është me kazmë, por të drejtoj! Nuk je i detyruar të më dëgjosh

Në përgjigje, Rama tha se komunikimi me qytetarët është pjesë e detyrave të tij si kryeministër, duke theksuar se puna e tij përfshin drejtimin, studimin, analizimin, dialogun, marrjen e vendimeve dhe komunikimin e tyre.

20 Shkurt 2025, 09:15 Nga M.B

 

"“Ti je "live" në orar shtetëror!"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku një komentues e pyeti: “Ne rrimë në punë në emigrim, nuk rrimë në kafene apo je live në orar shtetëror tani?” Në përgjigje, Rama tha se komunikimi me qytetarët është pjesë e detyrave të tij si kryeministër, duke theksuar se puna e tij përfshin drejtimin, studimin, analizimin, dialogun, marrjen e vendimeve dhe komunikimin e tyre. Gjithashtu ai shtoi se ndjekja e këtyre komunikimeve është zgjedhje personale dhe jo e detyrueshme.

"Unë e kam pjesë të punës këtë. Puna ime nuk është me kazmë, puna ime është të drejtoj. Të studioj, analizoj, dialogoj, të marr vendime, t’i komunikoj dhe të jap llogari. Kjo është puna ime, nuk je i detyruar të më dëgjosh tani dhe të rrish këtu", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll