Politike

“Më 15 dhe 16 maj do të presim liderë ndërkombëtarë në vend!” Rama: Do të diskutojmë për të ardhmen e përbashkët

Rama ta se më 16 maj Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Ai tha se në organizimin e 16 majit, Shqipëria do të ketë edhe fjalën kyçe.

20 Shkurt 2025, 09:45 Nga M.B
“Më 15 dhe 16 maj do të presim liderë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se do të presë më 15 maj në Shqipëri liderët e 46 vendeve dhe 8 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Rama ta se më 16 maj Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Ai tha se në organizimin e 16 majit, Shqipëria do të ketë edhe fjalën kyçe.

“Në 15 maj unë do të pres liderët e 46 vendeve dhe 8 të tjera organizatave ndërkombëtare që do të vijnë të gjithë në Shqipëri. Në 15 në darkë do të jemi me liderët e BE ku Shqipëria do të jetë mikpritësja ku do të diskutojmë për të ardhmen e përbashkët në Shqipëri. Dhe në 16 do të kemi komunitetin politik Europian ku Shqipëria do të ketë fjalën kyçe.

Në lidhje me humorin tënd, këtë do ta shohim në 11 ku shqiptarët brenda dhe jashtë, do t’u japin një përgjigje të qartë, të gjithë atyre që ma hedhin mua përgjegjësinë se njerëzit vendosin të kërkojnë fatin e tyre diku tjetër. Dhe këtu do të jemi sërish. Këneta dhe bufi i kënetës janë histori më vete. Doni apo nuk doni Edi Ramën dhe qeverinë e PS, kjo është panorama”, tha ndër të tjera ai.

edi rama

Sondazh

Poll