Politike

"Vullneti i luftës kundër korrupsionit na ka bërë shembull në rajon!" Rama: Fajtorët i nxjerr SPAK dhe jo qeveria

Rama tha se tani që kjo ka dhënë krijimin e një vetëbesimi te pavarësia duhet të flasin për cilësinë respektin për lirinë dhe të drejtat kushtetuese.

20 Shkurt 2025, 08:47 Nga M.B
"Vullneti i luftës kundër korrupsionit na ka bërë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se heshtja e PS-së për 5 vite ishte strategjike për t’i dhënë suport drejtësisë, dhe për të krijuar atmosferën që të mos ndjehej asnjë trysni. Rama tha se tani që kjo ka dhënë krijimin e një vetëbesimi te pavarësia duhet të flasin për cilësinë respektin për lirinë dhe të drejtat kushtetuese. Ai u ndal dhe te çështja e 21 janarit për të cilën tha se fajtorët i nxjerr SPAK dhe jo qeveria.

“Kishim heshtje strategjike për t’i dhënë suport drejtësisë, dhe për të krijuar atmosferën që të mos ndjehej asnjë trysni. Tani që kjo ka dhënë krijimin e një vetëbesimi te pavarësia duhet të flasim për cilësinë respektin për lirinë dhe të drejtat kushtetuese. Përpara ligjit janë të barabartë të gjithë edhe prokurorët edhe gjykatësit. Kur vjen puna tek 21 janari, fajtorët i nxjerr SPAK dhe jo qeveria.

Vullneti i luftës kundër korrupsionit na ka bërë shembull në rajon. Të dhënat që na kanë monitoruar tregojnë që ka një ndryshim të madh. Çfarë BE konstaton në ecurinë e një vendi është absolute sepse fokusohet në fakte dhe shifra dhe nuk të ofron njeri në atë shtëpi nëse nuk i përgjigjesh kritereve që ka ajo shtëpi për t’u bërë pjesë e saj”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll