Sport

Të premten shorti i Champions League, ja çiftet që mund të përballen!

Nga skuadrat italiane ka mbetur vetëm Interi, i cili do të përballet me një nga PSV Eindhoven, që eliminoi Juventusin, apo Feyenoord, që nxorri jashtë kompeticionit skuadrën kuqezi dhe rivalen më të madhe të tyre, Milanin. 

20 Shkurt 2025, 00:30 Nga DOSJA
Të premten shorti i Champions League, ja çiftet që mund të

ZVICER - Katër play-off-et e së mërkurës plotësuan tablonë e skuadrave të kualifikuara për në fazën e 16-shes. Të premten Champions League do të hedh shortin e fundit duke filluar nga ora 12:00 si gjithmonë në qendrën e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Nga skuadrat italiane ka mbetur vetëm Interi, i cili do të përballet me një nga PSV Eindhoven, që eliminoi Juventusin, apo Feyenoord, që nxorri jashtë kompeticionit skuadrën kuqezi dhe rivalen më të madhe të tyre, Milanin. 

Nga play-off-et për fazën eliminatore dhe në vazhdim, turneu ndjek një skemë të planifikuar paraprakisht, skuadrat çerekfinaliste dhe ato të gjysmëfinaleve janë të përcaktuara më parë në bazë të vendosjes së tyre përfundimtare në fazën e ligës. Në raundin e 16-të, për shembull, skuadrat që përfunduan të parat dhe të dytat në fazën e ligës do të përballen me fituesit e play-off-eve ku përfshihen skuadrat që përfunduan në vendin e 15-të, 16-të, 17-të dhe 18-të.

Skuadrat e renditura të treta dhe të katërta do të përballen me fituesit e play-off-it ndërmjet skuadrave të 13-të, 14-të, 19-të dhe 20-të, e kështu me radhë. Rendi i ndeshjeve (d.m.th. cila skuadër do të presë ndeshjen e parë dhe cila skuadër do të presë ndeshjen e kthimit) si për çerekfinalet ashtu edhe për gjysmëfinalet do të hidhet gjithashtu në shortin e së premtes.

Skuadrat e kualifikuara direct si 8 më të mirat:

Liverpool, Barcelona, ​​Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille, Aston Villa.

Skuadrfat e kualifikuara pas fazës së play-off:

Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, PSV Eindhoven.

Ciftet e mundshme pas shortit të së premtes:

Liverpool kundër PSG ose Benfica
Barcelona kundër PSG ose Benfica
Arsenal kundër PSV ose Feyenoord
INTER kundër PSV ose Feyenoord
Atletico Madrid kundër Real Madrid ose Bayern Munich, ose një çift tjetër mund të jetë Bayer Leverkusen-Bruges
Aston Villa kundër Borussia Dortmund ose Bruges

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll