Sport

Jude Bellingham u pezullua me dy ndeshje, pas kartonit të kuq ndaj Osasunas...

I përjashtuar për fyerje ndaj arbitrit, sipas këtij të fundit, gjatë ndeshjes së La Ligës mes Osasuna dhe Real Madrid të shtunën (1-1), Jude Bellingham mori një pezullim me dy ndeshje. Klubi madrilen pritet të apelojë sanksionin.

19 Shkurt 2025, 14:31 Nga DOSJA
Jude Bellingham u pezullua me dy ndeshje, pas kartonit të kuq ndaj

SPANJE - Dënimi është dhënë për Jude Bellingham. Mesfushori i Real Madrid është dënuar me dy ndeshje, pasi u përjashtua me karton të kuq në barazimin 1-1 të së shtunës ndaj Osasunas në ndeshjen e 24-të të La Liga-s.

21-vjeçari u akuzua nga arbitri i ndeshjes se e ofendoi atë ("Fuck you"), ndërsa ndërkombëtari i “Tre Luanëve” pretendon se ka thënë "Fuck off", një shprehje e vrazhdë shumë e zakonshme në Angli, dhe mbi të gjitha, jo rreptësisht fyese. Një version i mbështetur edhe nga trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp.

E përditshmja spanjolle Marca saktëson gjithashtu se Merengue planifikon të apelojë këtë vendim. Nëse sanksioni mbahet në fuqi, Bellingham do të humbiste pritjen e Gironas këtë të dielë, si dhe udhëtimin në fushën e Betis më 2 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll